Telegrafi

Tmerrohen klientët, vajza nga filmat horror del nga televizori! (Video)

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet një dyqan ku shiten pajisje elektronike, përkatësisht televizorë.

Në videon një fjalë, përcjell Telegrafi, e cila thuhet se është një kamerë e fshehtë, tregon momentin e reagimeve të klientëve, në momentin kur nga njëri prej televizorëve, “del” Samara, një personazh i frikshëm i filmave horror.

Samara është personazhi horror në filmin “Rings”, film i cili pritet të shfaqet në kinematë Cineplexx – AlbiMall në Prishtinë, që nga data 3 shkurt. /Telegrafi/