Një grua nga Bradfordi i Anglisë, pretendon se në fotografinë që po ia bënte nipit, i është shfaqur vjehrra saj që ka vdekur kohë më parë.
Caroline Walker ka qenë para Jothamit trevjeçar, kur e ka parë nënën e burrit të veshur me këmishë nate.
Gjyshja 49-vjeçare, këmbëngul se Adele Locwood ‘ka qenë afër një mobile antike, që i përkiste të ndjerës’, transmeton Telegrafi.
“Ishte vërtetë e frikshme. Mund të shihja trupin e saj të tejdukshëm, që më afrohej gjatë tërë kohës” ka shpjeguar Walker.
Madje, me anë të kësaj fotografie ajo tregon se e ka fiksuar krahun e gruas që ka vdekur në vitin 2008. /Telegrafi/