Ekuipazhi dhe pasagjerët kishin parë tmerrin kur aeroplani i kompanisë Flybe ‘ia kishte mësyrë tokës’, në një incident të rrallë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, detajet e incidentit të frikshëm në Belfast tani janë zbuluar pasi aeroplani “ia kishte mësyrë me shpejtësi tokës” – me 44 pasagjerë dhe katër pjesëtarë të ekuipazhit në bord.
Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) ka dëgjuar se autopiloti është vendosur aksidentalisht në ‘lartësinë zero’ gjatë fluturimit në janar.
Bëhet e ditur se aeroplani ishte nisur nga Aeroporti i Belfast City dhe u ngjit në rreth qindra metra lartësi, përpara se të ndodhte aksidenti.
Piloti me shpejtësi ndaloi autopilotin kur alarmet e kabinës u shfaqën dhe kështu korrigjuan zbritjen.
Kështu, për fat të mirë, ata vazhduan fluturimin për në Glasgow dhe aterruan pa incidente. /Telegrafi/