Telegrafi

Tmerri në 15 fotografi: Pesëvjeçari Omran nuk është “kulmi” i vuajtjeve të fëmijëve në Siri (Foto,+18)

Imazhi i pesëvjeçarit sirian Omran Daqneesh nga Aleppo është bërë së fundmi simbol i vuajtjeve të fëmijëve në luftën e Sirisë. Së bashku me motrën e tij ai, pas një sulmi ajror ishte fotografuar në një ambulancë.

Ai ishte shumë i qetë, sa që të gjithë i kishte befasuar, pavarësisht se fytyra e tij ishte mbuluar me pluhur dhe gjak.

Lexo po ashtu Njeriu që fotografoi pesëvjeçarin sirian: Atë natë të gjithë qanin, ai nuk qante, ai nuk e tha asnjë fjalë! (Foto/Video)

Por siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, shqetësimi i madh për Omran nuk duhet të errësojë faktin se çdo ditë ekzistojnë “dhjetëra Omran” në Siri.

Dhe për të “argumentuar” këtë janë publikuar fotografitë e 15 sirianëve të vegjël, shumica e të cilëve në gjendje të rëndë. /Telegrafi/