Site icon Telegrafi

Tmerri i luftës në Kosovë: Burrin ia rrahin për vdekje, shtatzëna përdhunohet bashkë me të motrën (Video, +18)

Foto: Ilustrim

Besohet se rreth 20 mijë persona ishin përdhunuar nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.

Tetëmbëdhjetë vjet pas luftës, Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë pensione mbështetëse për këtë kategori, në përpjekje për të zbutur gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen viktimat që janë përballur edhe më frikën e vazhdueshme të stigmatizimit.

Më 20 korrik 1998, Drita (emri i të cilës i është ndryshuar nga redaksia e Zërit të Amerikës), me motrën e bashkëshortin ishin nisur në një vizitë familjare, duke mos e ditur që jeta e saj do të ndryshojë përgjithmonë. Ajo e motra ndahen nga Ushtria serbe dhe vendosen në dhomat ku kishte gra tjera. Nga aty dëgjonin britmat e burrit që torturohej.

“Nuk dija ku të vrapoja, te motra a te burri… Jam përballu me një njeri dy metra të gjatë… Ia hoqa copë mishin, me dhëmbë, ushtarit që më dhunoi.. Më kanë dhunu dhe me kanë rreh… Isha në gjak, se më kanë shqyer me baski…”, thotë ajo, duke treguar se edhe motra e saj ishte përdhunuar e burri ishte rrahur brutalisht, me kokë të shqyer.

Drita isha shtatzënë në muajin e pestë. Nga përdhunimi humb fëmijë ndërsa burri i vdesë më vogën nga plagët. /VoA/Telegrafi/

Exit mobile version