Site icon Telegrafi

Tmerri i ISIS-it nuk ka të ndalur: Vrasin me snajper të burgosurin e lidhur për druri (Foto/Video, +18)

Tmerret e ISIS-it nuk kanë të ndalur dhe këtë gjë më së miri e dëshmon një video e re propaganduese, në të cilën militantët e kësaj organizate terroriste ekzekutojnë me snajper një burrë të lidhur për druri.

Në videon e tmerrshme, shfaqet një burrë i cili vritet në mënyrën më mizore të mundshme, pasi akuzohej se kishte spiunuar militantët e ISIS-it tek forcat e ushtrisë irakiane, transmeton Telegrafi.

Sipas ueb-faqen heave.com, videoja është filmuar nga Shteti Islamik të cilën e ka titulluar “The Strike of Bullets”, ndërsa kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Mosul të Irakut. /Telegrafi/

Exit mobile version