Meksika është aq e nxehtë sa majmunët po bien të ngordhur nga pemët.
Të paktën 83 majmunë, të cilët njihen për thirrjet e tyre të zhurmshme, u gjetën të ngordhur në shtetin bregdetar të Gjirit, Tabasco, ku temperaturat parashikohen të kalojnë 45 gradë Celsius këtë javë.
Të tjerët u shpëtuan nga banorët, përfshirë pesë që u dërguan me urgjencë te një veteriner lokal, i cili luftoi për t’i shpëtuar, transmeton Telegrafi.
“Ata mbërritën në gjendje kritike, me dehidrim dhe ethe”, tha mjeku Sergio Valenzuela.
Thatësira mbarëkombëtare dhe valët e të nxehtit kanë bërë që temperaturat të rriten në pjesën më të madhe të vendit.
Në një deklaratë gjatë fundjavës, agjencia e Mbrojtjes Civile e Tabasco ia atribuoi vdekjet dehidrimit. /Telegrafi/
Volunteers race to save Mexico’s howler monkeys in heat wave.
Dozens of the primates are reported to have dropped dead from trees in recent weeks, alarming conservationistshttps://t.co/WWSFqNBTxW pic.twitter.com/6BlhkIawcr
— AFP News Agency (@AFP) May 22, 2024
Monkeys in 3 municipalities have been falling out of trees, dead, during Mexico’s latest heatwave – from heat stroke / dehydration / malnutrition.
Guardian Environment | May 21 2024 https://t.co/KcfIYvrGZX pic.twitter.com/wWGHmSaCux
— redball (@redball2) May 22, 2024