Në Veles, babai e ka përdhunuar vajzën e tij të mitur, shkruan Vest. Ky akt i tmerrshëm i ka tronditur qytetarët e Velesit. Kryerësi i aktit të shëmtuar tashmë është në paraburgim, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Lënda është në Prokurorinë publike të Velesit dhe është në procedim. Kundër një personi ka procedurë për vepër penale dhunim i të miturës. Pas propozimit të prokurorit përgjegjës, Gjykata ka përcaktuar masë paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Procedura hetimore është në rrjedhë e sipër”, informojnë nga Prokuroria në Veles.
Sipas gazetës, rasti ka ndodhur në fillim të këtij muaji në një fshat të Velesit, në të cilin babai 40 vjeç e ka përdhunuar vajzën e tij 14 vjeçare. Ajo të nesërmen këtë ngjarje ia ka përshkruar nënës së saj, e cila rastin e ka paraqitur në polici./Telegrafi/