Të paktën një person ka humbur jetën dhe 30 tjerë janë lënduar, kur një veturë iu vërsul masës dhe i shtypi në afërsi të një kishe në Berlin të Gjermanisë.
Një Reanult ngjyrë hiri, në orët e para të mëngjesit të sotëm shtypi qytetarët në rrugën Rankestrase, që është e mbushur me dyqane dhe kafiteri në pjesën perëndimore të Berlinit, transmeton Telegrafi.
Policia gjermane ka bërë të ditur se është arrestuar shoferi, por nuk kanë zbuluar nëse aksidenti ishte i qëllimshëm.
Incidenti ka ndodhur jo larg vendit, ku në vitin 2016 u krye sulmi terrorist në natën e Krishtlindjeve, ku u vranë 11 persona. /Telegrafi/