Telegrafi

TM2: Shitjet e kompjuterëve personal bien për 11%

Kjo rënie e shitjeve të kompjuterëve personal e bën këtë çerek të pestin me radhë në të cilin dërgesat e kompjuterëve personal janë në rënie të vazhdueshme. 

Lenovo ka zënë vendin e parë me shitjet e kompjuterëve në nivel global, me 16.7%, dhe ka pasur një rritje nga viti i kaluar kur kompania kishte 14.9% dhe ishte në vendin e dytë, ndërsa shitjet totale kishin rënë për 0.6%.

Prodhuesi kinez ja tejkaluar liderin e dikurshëm, kompaninë HP, e cila tani është në vendin e dytë me 16.3%, e cila ka pësuar një rënie prej 4.8%, nga viti në vit.

Dell tani mban vendin e tretë me 11.8%, apo një rrijte prej11%, sa kishte vitin e kaluar. Acer është në vendin e katërt me 8.3%. / Telegrafi /