Telegrafi

TM2, prodhuesit e tabletëve shesin 49.3 milionë njësi

Megjithatë, nëse shifrat krahasohen nga viti në vit, atëherë tregu i tabletëve ka rënë për 1.5%, duke filluar nga tre muajt e parë të vitit.

Jean Philippe Bouchard, drejtor në IDC për pjesën e tabletëve ka cituar tri arsye për rënien e tabletëve. Njëra ndër arsyet kryesore ka qenë numri në rritje i telefonave të mençur me ekran më të madh, dhe arsyeja tjetër është ruajtja e tabletëve më të vjetër, dhe mos-përditësimi i tyre me modele të reja.

Përkundër këtij trendi rënës, Apple e ka ruajtur kreun me 13.3 milionë njësi të iPad-ëve të shitur për tremujorin e dytë (TM2).

Tremujor të ngjashëm ka pasur edhe Samsung, e cila ka shitur më pak njësi, ndërsa Lenovo ia ka zënë vendin e tretë kompanisë Asus, me 2.4 milionë njësi të shitura. Asus është radhitur si prodhuesi i katërt me 4.6% të tregut, e pasuar nga Acer e cila mban 2% të tregut global të tabletëve. /Telegrafi/