Tifozët Kuqezi kanë uruar për pranimin e Kosovës në UEFA, ndërsa kanë thënë se tani është koha që futbolli shqiptar të bëhet një e vetme.
UEFA sot ka pranuar Kosovën në gjirin e saj në kongresin e sotëm të mbajtur në Budapest. Kosova bëhet anëtari i 55 i UEFA-s.
“Urime shqiptarë! I gëzohemi dhe përshëndesim vendimin e fundit të UEFA-s për pranimin me të drejta të plota të Federatës së Futbollit të Kosovës”.
“Tashmë s’ka asnjë pengesë që na ndal drejt qëllimit final, bashkimi i ligave të Kosovës e Shqipërisë dhe forcimi i mëtejmë i një Kombëtareje të përbashkët. 1 Komb 1 Kombëtare 1 Lige Shqiptare!”, ka shkruar TKZ në faqen zyrtare në Facebook.