Site icon Telegrafi

Tkurret ISIS, pakësohen luftëtarët e huaj

Në vitin 2016 është verifikuar një tërheqje domethënëse territoriale e të ashtuquajturit Shteti Islamik në disa aspekte, gjë që ka çuar në rënien e kapaciteteve të grupit terrorist për t’u zgjeruar në territore të ndryshme.

Kështu thotë raporti i Drejtorisë Kombëtare të Antimafias dhe Antiterrorit në Itali, i publikuar këtë të enjte për gjysmën e dytë të vitit të kaluar.

“Ky ndryshim i realitetit ka ndikuar direkt në fenomenin e luftëtarëve të huaj, me një tkurrje të ndjeshme të numrit të atyre që largohen nga vendet e Evropës drejt atyre të Lindjes së Mesme”, thotë raporti i cituar nga agjencia e lajmeve ANSA.

Sipas dokumentit zyrtar, dy janë profilet e reja që kanë prekur organizatën terroriste. “Organizata ka vështirësi të mëdha në nisjen e luftëtarëve të saj nga bastionet drejt vendeve të Perëndimit dhe me ardhjen e luftëtarëve të huaj, nga Perëndimi në zonat siriano-irakene”, vijon raporti, transmeton tch.

Gjithsesi, Drejtoria Kombëtare e Antimafias dhe Antiterrorit vë në dukje se ISIS ka ende interes për të goditur vendet e Europës, për disa prej të cilave është rritur alarmi.

Exit mobile version