Ekonomia e Japonisë është tkurrur më shumë se ç’pritje në fillim të vitit, pas performancës më të fortë më dekada, duke sjellë lajme negative për Qeverinë që po përpiqet të nxisë nivelin e çmimeve.
Ekonomia e tretë më e madhe në botë u tkurr me 0.6% me bazë vjetore, që përbën një rënie më të madhe se vlerësimet e analistëve prej 0.2%.
Kjo tkurrje, që u nxit nga rënia e investimeve, konsumit dhe rritjes së ngadaltë të eksporteve, vjen në një kohë që kompanitë japoneze kanë treguar shqetësim mbi efektet e politikave proteksioniste të Donlad Trump.
Të dhënat vënë gjithashtu në dukje mungesën e mbrojtjes nga Banka Qendrore ndaj një goditjeje ekonomike apo financiare, pas 5 vitesh të stimujve gjigantë monetarë, që e kanë lënë me më pak mjete në dispozicion.
Kërkesa e jashtme, apo tregtia neto, i shtoi vetëm 0.1% rritjes së PBB. Eksportet e vendit po humbasin vrull, pasi u rritën me vetëm 0.6% në tremujorin e parë, krahasuar me 2.2% rritje në fund të vitit të kaluar.
Ngadalësimi i eksporteve erdhi prej dërgesave më të ulëta të pjesëve për aparat celularë dhe pajisjeve për fabrikat gjatë tremujorit. /Telegrafi/