Sa herë ju ka ndodhur që t’ju shkaktojë telashe të mëdha heqja e ngjitësit, i cili mbetet në kavanoz, pasi që nga ai keni hequr tiketën?
Me siguri çdo herë, ndërkaq fërgimi agresiv i masës ngjitëse nga qelqi çdo herë ju sjell kokëçarje.
Me këtë truk të shkëlqyeshëm, ngjitësin e mërzitshëm nga qelqi do ta hiqni për më pak se një minutë!
Ju nevojiten vetëm dy gjëra – peshqiri i letrës dhe vaji, transmeton Telegrafi.
Qitni vaj në peshqir dhe me lëvizje rrethore filloni të pastroni ngjitësin.
Kur ta kaloni gjithë sipërfaqen, kavanozin (përkatësisht sipërfaqen e qelqtë) lajeni me detergjent dhe ujë të nxehtë.
Në mënyrë, ju do të eliminoni yndyrën dhe mbetjet e ngjitësit. /Telegrafi/