Site icon Telegrafi

Tjetër xhiro, tjetër perlë nga Alisson – këtë herë në stilin e një qendërmbrojtësi

Tifozët e Liverpoolit do të fillojnë javën me një buzëqeshje të madhe në fytyrën e tyre.

Reds fituan ndaj Bournemouth me rezultat 4-0 dhe kështu përfundojnë javën në krye të tabelës në Ligë Premier me një pikë më shumë se Manchester City.

Tani që ndeshja ka përfunduar tifozët e skuadrës së Jurgen Klopp kanë filluar të komentojnë momentet më të mira të ndeshjes.

James Milner duke falënderuar Alissonin për pritjen e tij fantastike në minutat e fundit të ndeshjes kundër Burnleyt (Foto: Nigel Roddis/Getty Images/Guliver)

Një nga ato është spastrimi i topit me kokë nga portieri Alisson Becker nga zona e rreptësisë në fundin e pjesës së parë.

Një nga lojtarët e Liverpoolit e ktheu topin mbrapa, por aty ishte braziliani, i cili me një shkëputje fantastike sikur një qendërmbrojtës largoi topin.

26-vjeçari ka pranuar këtë sezon vetëm gjashtë gola në 16 xhiro, në disa përballje ai ishte vendimtar me pritet e tij.

Alisson iu bashkua skuadrës angleze nga Roma në verën e 2018 për 72.5 milionë euro. /Telegrafi/

Shumë tifozë të LFC-së në rrjetet sociale në shaka e kanë cilësuar këtë goditje të topit me kokë si më të mirën nga ajo e Gerrardit nga Stambolli 

https://youtu.be/fCkbw2x_OZI?t=237

Exit mobile version