Në raportin e Policisë është bërë e ditur se bashkëshorti ka denoncuar në polici vdekjen e gruas në QKUK pas një operimi.
Sipas ankuesit, deri te vdekja ka ardhur nga pakujdesia dhe pajisje mjekësore.
Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se bashkëshortja e tij K/Shqiptare pasi që kishte qenë e sëmurë ishte dërguar ne QKUK dhe pas operimit, kishte ndërruar jete. Për vdekjen e të ndjerës, ankuesi dyshon për pakujdesi dhe pajisjet mjekësore. Rasti është nen hetime”, thuhet në raportin e Policisë.
Në Klinikën e Kirurgjisë, vetëm brenda një dite kanë vdekur katër persona; njëri prej tyre fëmijë.
Ngjarja ka ndodhur javën që shkoi por e tëra ka kaluar në heshtje derisa nuk u bë publike nga mediat. Këto vdekje sipas tyre kanë ndodh si rezultat i futjes së gazit në sistemin e oksigjenit.