Telegrafi

Tjetër trepikësh për Lirinë, mposht Flamurtarin

Liria ka shënuar fitore minimale në përballje me Flamurtarin 1-0.

Liria në këtë takim erdhi pas një triumfi të madh në Gjilan përballë Dritës.

Si duket fitorja ndaj kampionit i kishte motivuar prizrenasit që filluan ndeshjen duke sulmuar.

Liridon Fetahaj pati dy mundësi shënimi në pjesën e parë, ndërsa Karahoda një tjetër por pa sukses.

Për Flamurtarin raste të mira kishin Alban Shillova dhe Egzon Krasniqi por që në fund dështuan.

Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Flamurtari e nisi më mirë pjesën e dytë ku pati rast me Egzon Krasniqin, por që shtylla ia mohoi golin.

Edhe Alban Shillova u gjend në pozitë të mirë shënimi, por në fund dështoi përballë portierit vendas Gashi.

E kur nuk shënon pëson, dhe kështu i ndodhi Flamurtarit.

Në minutën e 67-të, Fatih Karahoda doli bukur përballë portierit dhe me lehtësi shënoi për 1-0.

Goli i Karahodës ishte i vetmi në këtë takim dhe Liria arkëtoi tri pikë të mëdha.

Pas kësaj fitore, Liria ngritët në tabelë në pozitën e 10-të me 16 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet e pesta në tabelë me 22 pikë. /Telegrafi/