Telegrafi

Tjetër tragjedi që rrethon kastën e “Beverly Hills, 90210”, ka ndërruar jetë Joe E. Tata

(Foto: Entertainment Weekly)

Vdekja e parakohshme e Luke Perry, kanceri i gjirit të Shannen Doherty, vdekja e fundit e Denise Dowse dhe tragjedi të tjera që rrethojnë kastën e serialit legjendar, “Beverly Hills, 90210”, e kanë lënë botën televizive në zi.

Joe E. Tata – aktori i njohur si pronari i restorantit të “Peach Pit”, Nat Bussichio, në dramën e të rinjve nga vitet e nëntëdhjeta – ka vdekur në moshën 85 vjeçare.

Vajza e tij, Kelly Katherine Tata, ka konfirmuar se babai i saj ndërroi jetë të mërkurën mbrëma, ndërsa bëri të ditur se në vitin 2018 ishte diagnostikuar me sëmundjen Alzheimer.

Lexo po ashtu Vdes aktorja amerikane, Denise Dowse

Gjatë karrierës së tij, Tata ka luajtur edhe në seriale televizive, si “Lost in Space”, “The Rockford Files”, “Gomer Pyle, U.S.M.C” dhe serialin origjinal të “Batman”.

Megjithatë, ai ishte më i popullarizuar për rolin që e luajtur në “Beverly Hills, 90210” në të gjitha dhjetë sezonet.

Po ashtu, ai e përsëriti rolin e Nat Bussichio edhe në serialin ‘spin-off’, “90210”, që u transmetua nga viti 2008 deri në vitin 2013. /Telegrafi/