Telegrafi

Tjetër tërmet në verilindje të Shqipërisë

Foto: Ilustrim

Një tjetër lëkundje toke është regjistruar sot zonën e Bulqizës në Shqipëri.

Nga të dhënat paraprake mësohet se bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter dhe thellësia 2 kilometra.

Kjo është lëkundja e radhës në këtë zonë pas 72 orësh tërmetesh të vazhdueshme, të cilat për fat të mirë deri më tani nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz. Banorët e zonës ndjehen të frikësuar për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme të tërmetit që prej ditës së enjte në mbrëmje.

Më herët, në një prononcim për Abcnews.al, sizmologun Rrapo Ormeni i cili u shpreh se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

“Kjo e sotmja duket se është një goditje kryesore. Tërmetet janë dy tipologji, goditja kryesore ka para dhe pas goditje. Shumica janë pasgoditje. Është tipi i tërmetit që është shoqëruar me paragoditje. Janë procese normale që ndodhin. Ky tërmet është normal, i vogël” tha ai.

Sizmologu qetësoi qytetarët kur tha se tërmeti i regjistruar sot në Bulqizë nuk ka lidhje me atë që ndodhi në Durrës në 26 nëntor të 2 viteve më parë, tragjedia me 51 viktima. “Nuk ka lidhje. Është zonë tjetër nuk ka lidhje me zonën e Durrësit. Zona e Bulqizës është e dalluar, bie në cdo cdo vit një tërmet i kësaj madhësie”. /abcnews.al/