Site icon Telegrafi

Tjetër tërmet godet Durrësin me magnitudë 6.3

Dridhjet e tokës po vazhdojnë të godasin qytetin e Durrësit në Shqipëri.

Pas tërmetit 6.4 shkallë të rihterit në orën 04:00 të mëngjesit, një tjetër tërmet ndodhi sërish në Durrës.

Kësaj here tërmeti i regjistruar në orën 07:10 kishte magnitudë 6.3 shkallë të rihterit. Epiqendra ishte në Durrës.

Nga tërmeti i parë deri tani sipas raportimeve nga mediat e Shqipërisë kanë humbur jetën dy persona, ndërkaq të lënduar janë 150 të tjerë.

Po ashtu raportohet për dëme të mëdha materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version