Ylli i Arsenalit, Dan Crowley, ka treguar talentin e tij duke shënuar një gol fantastik kundër Newcastle në një duel të U-21.
Lojtari i ri është përfshirë në listën e talentëve më të mirë nga Akademia e Topçinjve dhe këtë e ka dëshmuar sërish.
18-vjeçari kaloi me lehtësi dy lojtarë të Newcastle brenda zonës, para se ta dërgonte topin në rrjet.
Ish-lojtari i Akademisë së Aston Villas së fundmi ka deklaruar se është i gatshëm për ekipin e parë, ndërsa për këtë mund të bindeni pasi ta shikoni golin e mëposhtëm. /Telegrafi/
Video: Dan Crowley scores a fantastic solo effort for the Arsenal U21s in their 3-1 win vs. Newcastle tonight. #afc pic.twitter.com/Nd5U7BvrYB
— afcstuff (@afcstuff) April 8, 2016