Site icon Telegrafi

Tjetër sulm në Angli, i riu goditet me hanxhar (Video)

Policë të armatosur kanë rrethuar spitalin “Royal Liverpool” dhe kanë evakuuar zonën përreth këtë pasdite, pasi një 23-vjeçar është goditur në krahë dhe këmbë me një hanxhar, raportojnë mediat vendase.

Policia tha se i plagosuri pasi u sulmua, udhëtoi vetë me makinë për në spital, pavarësisht se u plagos. Kur ai arrit në spital, sipas dëshmitarëve, humbi ndjenjat.

“Shërbimet e urgjencës u lajmëruan në Spitalin Universitar Royal në Liverpool, se një person 26-vjeçar u godit me thikë në këmbë dhe krahë”, njoftoi Policia e Merseyside, në një deklaratë.

Ndërkohë, autori i sulmit është ende në arrati, transmeton syri.

Më herët gjatë ditës së sotme, një 19-vjeçar u arrestua pasi vrau një grua me thikë dhe plagosi 5 të tjerë. I riu mendohet të ketë probleme mendore.

Exit mobile version