Telegrafi

Tjetër sukses për gjyqtarët kosovarë: Ndajnë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Konferencës

Gjyqtarët kosovarë po vazhdojnë të korrin suksese me paraqitjet e tyre në garat evropiane të organizuara nga UEFA.

Pas drejtimit të disa ndeshjeve të suksesshme, tani UEFA po i delegon kosovarët në ndeshje të ndryshme për ta ndarë drejtësinë.

Me 22 korrik do të zhvillohet ndeshja e kualifikimeve për Europa Conference League në Bullgari ndërmjet Ardas dhe Beer Shevas, ku do ta ndajnë drejtësinë gjyqtarët kosovarë.

Fjala bëhet për gjyqtarin Visar Kastrati i cili do të jetë i ndihmuar nga asistentët, Besnik Morina dhe Imran Kabashi të cilët do ta ndajnë drejtësinë në Bullgari.

Ndeshja do të luhet në orën 20:00 me 22 korrik. /Telegrafi/