Era Istrefi pritet të publikojë shumë shpejt projektin e saj të ri.
“Redrum” titullohet projekti i këngëtares shqiptare me famë botërore dhe që lansohet më 24 shkurt.
Një nga prapaskenat e këtij videoklipi i ka zbuluar menaxheri i këngëtares, Faton Shoshi, në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.
Në foton e publikuar shihet një ekip i madh që përkujdeset për yllin shqiptar.
Ndryshe, Fatoni është në secilin hap afër Erës dhe besohet se ata prej kohësh kanë një lidhje të ngrohtë romantike. /Telegrafi/