Site icon Telegrafi

Tjetër skandal te Barcelona, një hetim i ri hapet për katalunasit

Nuk kanë fund problemet për Barcelonën jashtë fushave të blerta.

Pas krizës së madhe financiare që ka kapluar këtë klub në vitet e fundit, një problem i ri ka goditur gjigantin katalunas.

Agjencia e Taksave në Spanjë ka hapur një hetim ndaj Barcelonës mbi parregullsitë e supozuara që përfshijnë pagesat e bëra për agjentët e lojtarëve midis 2015 dhe 2018, sipas El Confidencial.

Lexo po ashtu Barcelona e di tanimë çmimin që duhet paguar për Joao Felix

Autoritetet i konsiderojnë pagesat e bëra për agjentët si një mënyrë për të rritur pagat e lojtarëve duke iu shmangur taksave.

Kjo mund të shpërthejë në një tjetër skandal për Barcelonën që tashmë po hetohet për ryshfet për gjyqtarët në skandalin Negreira.

Lexo po ashtu Kushti kryesor për rikthimin e Messit te Barcelona është plotësuar, tani i takon atij të vendos

Mashtrimi tatimor në Spanjë është një vepër e rëndë që mund të rezultojë në gjoba të mëdha dhe madje edhe dënime me burg për shkelësit.

Në këtë rast, president i Barcelonës mes viteve 2015 dhe 2018 ishte Josep Maria Bartomeu. Pritet që Bartomeu të ketë një rast për t’u përgjigjur për këtë çështje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version