Telegrafi

Tjetër sjellje brutale e policisë spanjolle – momenti kur tifozi i Liverpoolit goditet në kokë me shkop gome

(Foto: Getty Images/Twitter)

Në mediat britanike kanë qarkulluar disa lajme për sjelljet e dhunshme të policëve spanjollë kundrejt tifozëve anglezë që kishin udhëtuar për ta ndjekur finalen e Ligës së Kampionëve.

Në Wanda Metropolitano të Madridit, të shtunën mbrëma janë ndeshur Tottenham Hotspur dhe Liverpool, ndërsa këta të fundit e fituan trofeun e garës më të madhe evropiane për klube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liga e Kampionëve

Mirëpo, mediat britanike kanë prezantuar disa raste kur policët spanjollë janë sjellë në mënyrë brutale kundrejt tifozëve mysafirë.

Një ndër to është xhiruar nga tifozët tjerë të pranishëm dhe është shpërndarë në rrjetet sociale duke arritur edhe te mediat e rëndësishme, siç është The Sun.

Në video paraqitet një tifoz i Liverpoolit, i cili goditet fuqishëm në kokë me shkop gome nga një polic spanjoll, teksa ishte përpjekur të hynte përmes një pore të paautorizuar në stadium. /Telegrafi/