Sipas policisë, është dëmtuar me lëndë plasëse automjeti “reno klio”, në pronësi të shtetasit Ardit Ademi, 21 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.
Nga kryerja e veprimeve proçeduriale rezultoi se sasia e eksplozivit, e vendosur në automjetin e mësipërm, ka dëmtuar pjesën e përparme të mjetit. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve./Telegrafi/