Pep Guardiola po dëshiron ta përforcojë edhe më shumë repartin defensivë.
Pas largimit të kapitenit Vincent Kompany, një vend i lirë është në repartin e mbrojtjes te City.
Kampioni i Anglisë po kërkon transferimin e mbrojtësit holandez të Bournemouth, Nathan Ake.
24-vjeçari vlerësohet lart nga Guardiola, pasi përveç që luan në pozitën e qendërmbrojtësit ai luan edhe si i majtë dhe si mesfushor defensivë.
Mediat angleze kanë raportuar se City tanimë e ka bërë ofertën e parë në drejtim të Bournemouth prej 45 milionë euro për lojtarin.
Klubi anglez nuk është i kënaqur nga oferta e parë dhe ka kërkuar nga kampionët e Anglisë që ta rrisin ofertën për së paku 10 milionë euro.
Ake iu bashkua Bournemouthit nga Chelsea në verën e vitit 2017 për 22 milionë euro.
Pas paraqitjeve shumë të mira në Ligën Premier, lojtari është bërë pjesë e rëndësishme edhe e Kombëtares holandeze. /Telegrafi/