Boksieri Kash Ali është diskualifikuar pasi e ka kafshuar kundërshtarin e tij, David Price, gjatë një përballjeje shokuese në kategorinë e peshave të rënda, ndërmjet dy boksierëve britanikë.
Në duelin e zhvilluar në M&S Bank Arena të Liverpoolit ditën e shtunë, favoriti Price e regjistroi fitore, pasi gjyqtari Mark Lyson vendosi ta ndalte spektaklin në ring.
Gjyqtari veçmë ia kishte hequr një pikë Kash Alit për goditje pas kokë, ndërsa më pas ai e bëri një tjetër veprim më të rëndë.
Në raundin e pestë kur Price e godiste pa ndalë, Ali e ka kapur dhe ka kafshuar kundërshtarin e tij në pjesën e barkut.
ATTENTION!! ATTENTION!! I repeat Kash Ali should never be allowed in a boxing ring again absolutely discussing disqualified for biting David Price pic.twitter.com/QiintDp1ju
— MR FRANKIE KNUCKLES (@Frank__knuckles) March 30, 2019
Shenja e kafshimit vërehej dukshëm barkun e Price, ndërsa ky i fundit e ka quajtur “kafshë” rivalin e tij pas meçit.
Fitorja bizare që u shoqërua me fishkëllima nga tifozët ishte e 24-ta në karrierën e David Price, i cili numëron gjashtë humbje. Ndërsa kjo ishte humbja e parë në karrierën e Kash Ali në 16 ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/