Telegrafi

Tjetër rast dhune mes të miturish në Tiranë

Një tjetër rast dhune mes adoleshentësh është regjistruar në Shqipëri. Këtë herë bëhet fjalë për vajzat e klasës së gjashtë të shkollës “Ibrahim Basha” në zonën e Bathores në afërsi të Tiranës.

Shkak i dhunës është bërë një konflikt banal dhe pamjet janë hedhur në rrjete sociale. Në video shihet se dy vajzat nuk janë vetëm, pasi teksa ato po zihen, ‘shfaqja’ shihet edhe nga bashkëmoshatarët e tyre, raporton A2 CNN.

Video është publikuar në rrjetet sociale dhe nuk ka ende informacion se në çfarë kohe është filmuar.

Disa ditë më parë, katër nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet po ashtu u përfshin në një ngjarje të ngjashme. /Telegrafi/