Në platonë para Kuvendit të Malit të Zi në Podgoricë, është mbajtur sonte protesta e tretë e madhe kundër pushtetit.
Organizatorët e takimit kërkojnë tërheqjen e amendamentit të Ligjit për Presidentin, zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, transmeton Telegrafi.
Edhe kjo protestë mbahet me sloganin “jemi këtu”, dhe përveç grumbullimit para kuvendit, përfshin edhe shëtitjen e protestuesve nëpër qendër të qytetit.
Da je vječna Crna Gora! pic.twitter.com/Ch2AYT03OI
— Predrag Bošković (@pedjabosskovic) November 28, 2022
Protestat e javës së kaluar mblodhën, sipas mediave malazeze, më shumë se 20 mijë njerëz, madje sonte ka mijëra njerëz në rrugët e kryeqytetit malazez. Përveç qytetarëve nuk mungojnë edhe forca të shumta policore.
Sikurse edhe në tubimet e kaluara, qytetarët erdhën pothuajse nga të gjitha anët e Malit të Zi, ndërsa në protestën e sotme u vendosën pankarta me mbishkrimet “Jemi këtu, për Malin e Zi, për BE” dhe “Nuk do të japim Mal i Zi”.
https://twitter.com/odbjeglamlada/status/1597291558533206017?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1597291558533206017%7Ctwgr%5Ecc8b82316264f329188271077b28ef030fbae73c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fvijesti%2Fclanak%2Fnovi-masovni-prosvjed-u-podgorici-nikad-crna-gora-kakvu-vucic-sanja%2F2416054.aspx
Aktivisti Predrag Vushuroviqm, tha se 35 mijë persona kanë nënshkruar peticionin e tyre për tërheqjen e Ligjit për Presidentin.
“Kurrë një Mal të Zi siq Vuçiq e ëndërron. Mali i Zi është ngritur në këmbë”, theksoi Vushurović duke shtuar se duan një Mal të Zi të qëndrueshëm, jo “spektaklin e Dritanit”. /Telegrafi/