Telegrafi

Tjetër projekt fantastik nga Faton Isufi (Video)

Njëri nga këngëtarët më aktiv në skenën kosovare është Faton Isufi.

Krijuesi i shumë hiteve, ka sjellë edhe një projekt për adhuruesit e tij ditën e sotme (e diel).

Gjilanasi është tejet i angazhuar kohëve të fundit nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore si në Kosovë ashtu edhe jashtë vendit.

Ai gjatë vitit 2017 ka pasur mbi 30 mbrëmje muzikore vetëm në diasporë duke treguar se është ndër më të kërkuarit nga këngëtarët tanë.

Isufi këngën e ka titullar ‘Çka’, duke iu falënderuar edhe bashkëpunëtorëve të tij Astrit Stafai dhe Filloreta Raçi. /Telegrafi/