Telegrafi

Tjetër performancë e NRG Band, tjetër koncert i stërmbushur në Hangover (Foto/Video)

Një nga grupet më të vjetra të skenës, NRG Band, ka vazhduar me performancat e sezonit dimëror, tash në Hangover club të Gjakovës.

Serie a performancave e NRG Band vazhdoi në një nga klubet më të më mëdha në vend.

Mijëra adhurues u mblodhën për të dëgjuar këngët e reja të grupit, ashtu si hitet e mëdha.

Krijuesit e hiteve “Ajo m’kalli”, “Ashtu sikur Dje” dhe “As 1 si ti”, performuan para publikut, teksa prezent ishin edhe Young Zerka dhe Ronela Hajati.

NRG Band morën pjesë edhe në festialin Kënga Magjike, ku morën pjesë me këngën “Gocat me Martini”, një projekt mjaft i pëlqyer që fitoi çmimin e grupit më të mirë.

Një nga antarët e NRG Band, fronemtni, Besnik Qaka, kohë më parë kishte festë në shtëpi pasi u martua dhe tash është në pritje që të bëhet baba.

Grupi vazhdon të punojë në projekte të reja, kurse Hangover vazhdon me netët e mëdha me top artistët shqiptarë në aventurën dimërore. /Telegrafi/