“Sapo janë mbyllur me sukses negociatat të udhëhequra nga nënkryetari i klubit, Afrim Muçiqi dhe mesfushorit ofensivë të Feronikelit, Qemail Elshani”, thuhet në postimin e FC Prishtinës në Facebook.
Elshani, 24 vjeç, ndër futbollistët më meritorë të titullit të kampionit dhe të dy Kupave të Republikës fituar nga Feronikeli, transmeton Koha.net.
Ai në këtë afat kalimtar ishte pranë transferimit edhe te Partizani i Tiranës, por futbollisti kishte anuluar transferimin e tij te Partizani për t’u rikthyer përsëri në Kosovë, pas disa ditë provash te klubi i Shqipërisë.