Aro Muric është treguar edhe njëherë vendimtar në barazimin 1-1 të Burnleyt ndaj Wolvesit në kuadër të javës së 31-të.
Reprezentuesi i Kosovës po kalon nëpër një formë fantastike te skuadra angleze, duke bërë paraqitje të jashtëzakonshme, siç ishte në ndeshjen ndaj Chelseat në barazimin 2-2.
Tani, kundër Wolvesit, Aro Muric bëri dy paraqitje jetike, duke e shpëtuar Burnleyn nga humbja.
Në minutën e 53-të, portieri kosovar ia mohoi një gol të qind për qindtë Rayan Ait-Nouri, duke e stopuar goditjen e tij kur ishin të dy ballë për ballë.
Në minutat e fundit të takimit, Muric sërish ishte heroi i Burnleyt, duke bërë pritje që ia siguruan skuadrës së tij një pikë.
Në një vlerësim nga SifaScore, Muric u notua me notën 7.0, ndërsa ndaj Chelseat u vlerësua me notën maksimale 10, gjersa ndaj Brentfordit mori 8.3. /Telegrafi/
https://twitter.com/kosovo_49/status/1775270586107015227
https://twitter.com/kosovo_49/status/1775270996951621691