Policia britanike ka kontrolluar një shpërthim pranë stacionit hekurudhor Euston në qendër të Londrës, pasi aty u gjet një pako e dyshimtë.
“Një shpërthim i kontrolluar është kryer nga oficerë specialistë dhe kordonët e policisë tani janë hequr”, tha Policia Metropolitane e kryeqytetit në X.
Bëhet e ditur se më herët stacioni ishte evakuuar, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Në një deklaratë të mëparshme, policia tha se ishte në dijeni të raportimeve në internet për një incident “në afërsi të Stacionit Euston” dhe se kordonët ishin vendosur si masë paraprake.
Ata kordonë tani janë hequr, thanë ata në një përditësim.
Pakoja u shkatërrua nga shpërthimi i kontrolluar i kryer nga oficerët specialistë.
Ndryshe, shpërthimi pason një seri incidentesh që përfshijnë pako të dyshimta gjatë 24 orëve të fundit – në ambasadën e SHBA-së në Londër, aeroportin Gatwick dhe stacionin e autobusëve Chester, si dhe në stacionin e autobusëve Buchanan të Glasgow. /Telegrafi/