Telegrafi

Tjetër operacion për Hazard? Konsiderohet si zgjidhja e vetme afatgjate

(Foto: Instagram/hazardeden_10)

Eden Hazard mund t’i nënshtrohet sërish ndërhyrjes kirurgjike për ta zgjidhur problemin e vazhdueshëm me nyjën e këmbës së majtë.

Ylli i Real Madridit është duke vuajtur vazhdimisht nga lëndimet aq sa ka vendosur që të operohet përsëri vetëm që t’i tejkalojë komplikimet e fundit.

Siç po qëndrojnë gjërat, operacioni është zgjidhja e vetme, meqë prej se është transferuar te Los Blancos, ai nuk po arrin të gjejë vazhdimësi të lojës.

(Foto: Marca)

Sipas Marca, Hazard asnjëherë nuk është ndier komod që nga ndërhyrja e fundit kirurgjike. Ka ndier dhimbje në nyje gjatë gjithë kohës dhe ajo dhimbje është përkeqësuar në javët e fundit.

Lexo po ashtu Real Madridi ka shpenzuar rreth 140 milionë euro për Hazardin – konsiderohet si marrëveshja më e keqe në histori të futbollit

Si pasojë e këtyre problemeve me nyjën, 30-vjeçari ka pësuar edhe lëndime shoqëruese muskulore që ia kanë pamundësuar lojën.

(Foto: Instagram/hazardeden_10)

Ndërhyrja kirurgjike (e cila nëse ndodh, do ta lë jashtë fushe këtë sezon, por edhe jashtë Kampionatit Evropian) – ka për qëllim që t’i korrigjojë problemet e shkaktuar nga operacioni i fundit, i realizuar në mars të vitit 2020.

Prej se i është bashkuar Realit në verën e vitit 2019, Hazard është lënduar plot 10 herë – pesë në sezonin e parë dhe pesë herë në këtë edicion. Nga 88 ndeshjet e mundshme me Madridin, ai i ka zhvilluar vetëm 36 (40.91 për qind). /Telegrafi/