Site icon Telegrafi

Tjetër ndeshje, tjetër veprim i Mourinhos bëhet viral në Internet – portugezi nuk u përmbajt as në derbin me Milanin

Jose Mourinho tentoi që të përmbahej në sfidën e së dielës mes Romës dhe Milanit.

Giallorossët pësuan humbje 2-1 në shtëpi ndaj Rossonerëve, e që ishte e para në këtë sezon për ta.

Derisa një disfatë në shtëpi nuk e kishte shijuar nga edicioni i kaluar, Roma nuk arriti të ndalonte së paku Milanin t’i merrte tre pikë, edhe pse shënuan në fund të takimit për të ngushtuar rezultatin.

Lexo po ashtu Mourinho pas disfatës nga Milani: Nuk dua të them asgjë tjetër, sepse përndryshe nuk do të jem në bankinë javën e ardhshme

Ndërsa mungoi ndaj Cagliarit për karton të kuq, Mourinho tentoi që të përmbahej ndaj vendimeve të gjyqtarit, mirëpo nuk ia doli.

Special One reagoi ashpër të dielën mbrëma në lidhje me vendimin e arbitrit, kur Nicolo Zaniolo e mori topin nga këmbët e Franck Kessie.

Lexo po ashtu Mourinho nuk shqetësohet për kartonin e kuq, madje poston videon derisa udhëzonte lojtarët e Romës në derbin me Napolin

Mirëpo, për gjyqtarin e takimit – ajo ishte ndërhyrje e palejuar dhe Mourinho protestoi në lidhje me këtë.

Portugezi shpëtoi pa u ndëshkuar, derisa pas ndeshjes refuzoi të komentonte vendimet e gjyqtarit, duke aluduar se mund të suspendohet për ndeshjen e radhës. /Telegrafi/

Exit mobile version