Telegrafi

Tjetër ndeshje, tjetër paraqitje heroike e Bellingham – Real Madridi triumfon me shumë mund ndaj Getafes

Real Madridi ka fituar me shumë mund në shtëpi ndaj Getafes në kuadër të javës së katërt në La Liga me rezultat 2-1.

Pas vetëm 11 minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me anë të Borja Mayoral.

Gjyqtari akordoi penallti në minutën e 24-të për Real Madridi për një faull nga Carles Alena, mirëpo VAR-i sinjalizoi se nuk kishte faull dhe loja duhet të vazhdonte.

Në minutën e 33-të, Luka Modric rrezikoi, por që goditja e tij ishte e pasaktë.

Jude Belllingham (42’), kërkoi penallti, mirëpo gjyqtari bëri me shenjë se loja duhej të vazhdonte.

Në minutën e 47-të të pjesës së dytë, Real Madrid i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Joselut edhe pse pati polemika se ishte në pozicion jashtë loje.

Dani Carvajal dhe Joselu lëshuan më pas shanse të sigurta për gol, me portierin David Soria që bëri pritje fantastike.

Los Blancos nuk u dorëzuan deri në fund dhe shënuan golin e fitores për 2-1, me Jude Bellingham që sërish ishte heroi që ua siguroi tri pikë ekipit të tij..

Pas javës së katërt, Real Madridi vazhdon të jetë lider me 12 pikë, ndërsa në xhiron e pestë do të përballet me Real Sociedadin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore