Site icon Telegrafi

Tjetër ndeshje, tjetër gol – Ronaldo i afrohet më shumë rekordit historik

(Foto: Instagram/cristiano)

Cristiano Ronaldo ka shënuar një tjetër gol për Portugalinë në ndeshjen miqësore të të mërkurës mbrëma kundër Androrrës.

Në këtë mënyrë, superylli i Juventusit i është afruar rekordit për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të kombëtareve.

Portugalia fitoi me rezultat 7-0, ndërsa CR7 e shënoi golin e 102-të me fanellën e përfaqësueses së tij dhe tash është vetëm shtatë gola prapa rekordit të sulmuesit iranian, Ali Daei, i cili ka shënuar 109 gola me kombëtaren gjatë karrierës së tij.

(Foto: Instagram/cristiano)

36-vjeçari e kaloi shifrën prej 100 golash në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Suedisë në muajin tetor kur i shënoi dy gola.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo në formë të lartë, katër gola që nga rikthimi

Ndërsa të mërkurën mbrëma, ai vinte nga një lëndim i lehtë i gjurit dhe pas mungesës për shkak të infeksionit me coronavirus, ashtu që u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes së zhvilluar në Stadium of Light në Lisbonë, ku e shënoi golin e gjashtë të Portugalisë. /Telegrafi/

https://twitter.com/LyndioSport/status/1326638065880797184

Exit mobile version