Telegrafi

Tjetër ndeshje, tjetër gafë nga Onana – reagim i ngathët nga portieri i Manchester United

Manchester United është duke humbur 2-1 nga Nottinghami në Old Trafford në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier.

Pas vetëm dy minutash lojë, Forest kaloi në epërsi me golin e Taiwo Awoniyi.

Por, kaluan vetëm dy minuta nga goli i parë dhe mysafirët dyfishuan epërsinë me golin e Willy Boly, ndërsa Andre Onana bëri një gabim trashanik.

Lexo po ashtu Onana po bën gafa të njëpasnjëshme, United po tenton transferimin e një tjetër portieri

Kamerunasi kishte një intervenim të dobët, duke ia lehtësuar lojtarit kundërshtar të shënonte në portën e tij.

Golin për Djajtë e Kuq e realizoi Christian Eriksen në minutën e 17-të, me një asistim të Marcus Rashford. /Telegrafi/