Manchester United është duke humbur 2-1 nga Nottinghami në Old Trafford në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier.
Pas vetëm dy minutash lojë, Forest kaloi në epërsi me golin e Taiwo Awoniyi.
Por, kaluan vetëm dy minuta nga goli i parë dhe mysafirët dyfishuan epërsinë me golin e Willy Boly, ndërsa Andre Onana bëri një gabim trashanik.
Kamerunasi kishte një intervenim të dobët, duke ia lehtësuar lojtarit kundërshtar të shënonte në portën e tij.
Golin për Djajtë e Kuq e realizoi Christian Eriksen në minutën e 17-të, me një asistim të Marcus Rashford. /Telegrafi/
— Onana – What's my name? (@OnanaOOC) August 26, 2023
— Onana – What's my name? (@OnanaOOC) August 26, 2023