Site icon Telegrafi

Tjetër mrekulli nga Bytyqi në Norvegji, shënon golin e nëntë dhe i siguron Vikingut një pikë

Zymer Bytyqi ka arritur t’i sigurojë një pikë Vikngut në barazimin 1-1 përballë Stabaek.

Të dy skuadrat zhvilluan përballjen në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Norvegjisë.

Të parët ishin vendasit që kaluan në epërsi me anë të Luc Kassi në minutën e 31-të me një asistim të Dani Maatsen.

Por, Bytyqi arriti që t’i barazonte shifrat në 1-1 në minutën e 41-të, për t’i siguruar skuadrës së tij një pikë.

Pas javës së 23-të, Viking gjendet në vendin e shtatë me 30 pikë.

Për Bytyqin, ky ishte goli i nëntë këtë kampionat, derisa ka edhe shtatë asistime.

Anësori nga Lipjani për momentin është sulmuesi më në formë i Kosovës dhe pritet ftesë nga trajneri Bernard Challandes për ndeshjet e muajit nëntor. /Telegrafi/

https://twitter.com/romaki16/status/1322989803131068418

Exit mobile version