Pak kohë pas sulmit që pësoi Edoardo Bove në ndeshjen që Fiorentina e zhvilloi ndaj Interit, një tjetër moment paniku ka ndodhur këtë vikend në Serie A.
Gjatë ndeshjes që u zhvillua mes Torinos dhe Bolognës në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit italian, mbrojtësi i Torinos, Sebastian Walukiewicz pësoi një lëndim në krah i cili u duk që i shkaktoi atij probleme me frymëmarrjen.
Walukiewicz fillimisht u ul në gjunjë dhe më pas u shtri në fushë duke mos arritur që të marrë frymë normalisht.
Megjithatë i shpejtë ishte reagimi i stafit mjekësor të cilët u futën menjëherë në fushë duke e vendosur situatën nën kontroll.
𝐏𝐑𝐎𝐁𝐋𝐄𝐌𝐘 🇵🇱 𝐒𝐄𝐁𝐀𝐒𝐓𝐈𝐀𝐍𝐀 𝐖𝐀𝐋𝐔𝐊𝐈𝐄𝐖𝐈𝐂𝐙𝐀 😶
Polak opuścił boisko na noszach w 34. minucie spotkania z Bolonią.
Trzymamy kciuki za szybki powrót do zdrowia! 🙌 #włoskarobota 🇮🇹 pic.twitter.com/R79FGgRYv0
— ELEVEN SPORTS PL (@ELEVENSPORTSPL) December 21, 2024
Reprezentuesi polak u desh të zëvendësohej menjëherë me mjekët të cilët po mbanin kokën e tij i vendosur në barelë.
Nuk dihet ende saktësisht se cila është shkalla e tij e lëndimit, por pritet që në vazhdim të ketë ndonjë njoftim nga klubi i Torinos për të dhënë informacione të mëtejshme./Telegrafi/