Telegrafi

Tjetër medalje për Kosovën në ‘Oran 2022’ siguron boksieri Shpëtim Bajoku

(Foto: Twitter/NOC KOSOVO)

Nuk kanë përfunduar sukseset e Kosovës në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’.

Pas medaljeve në xhudo, të fituara nga Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha, ka ardhur edhe medalja në boks.

Shpëtim Bajoku ka dalë triumfues në kategorinë deri 63 kilogramë për t’ia siguruar Kosovës edhe medaljen e tretë në ditën e sotme (e mërkurë) në Algjeri.

Në disa pamje të publikuara nga faqja e KOK-ut në Faceboook, shihet Shpëtimi teksa pritet si kampion. Ai ka thënë se shpreson ta fitojë medaljen e artë.

Lexo po ashtu Bashkim Bajoku nuk fiton ndaj boksierit turk

Kjo ishte medalja e tretë për sot, nesër (e enjte) priten suksese të reja. /Telegrafi/