Telegrafi

Tjetër lëndim, tjetër mungesë për Ibrahimovic

(Foto: Getty)

Zlatan Ibrahimovic ka pësuar një tjetër lëndim muskulor në kofshën e djathtë gjatë kohës sa ka qenë në detyrë me përfaqësuesen e Suedisë.

Tash është konfirmuar se 41-vjeçari pritet të mungojë për një periudhë, për shkak të lëndimit që e pësoi pas humbjes prej 3-0 nga Belgjika të premten e kaluar.

Lexo po ashtu Si duket një stërvitje në sytë e Zlatan Ibrahimovic – suedezi mbante një kamerë në trup për të xhiruar gjithçka

Sipas Gazzetta dello Sport, Ibrahimovic nuk do të paraqitet në stërvitjet e Milanit së paku 10-15 ditë për ta lënë pjesën e sipërme të këmbës të shërohet siç duhet.

Qendërsulmuesi nuk luajti në fitoren bindëse (5-0) ndaj Azerbajxhanit të hënën, në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2024’.

Lexo po ashtu Ribashkimi me ish-patronin, Monza bën ofertë për Ibrahimovic

Rossonerët janë njoftuar se lëndimi nuk është shumë serioz, ndërsa trajneri suedez, Janne Andersson, e ka cilësuar si “një shqetësim” mungesën e Zlatanit.

Fokusi i vetëm i Ibrahimovicit od të jenë 11 ndeshjet e mbetura të Milanit në Serie A, duke qenë se Stefano Pioli e largoi nga skuadra e Ligës së Kampionëve kah mesi i sezonit. /Telegrafi/