Telegrafi

Tjetër lëndim te Brazili, edhe Alex Sandro mungon në ndeshjen e radhës

(Foto: Getty Images)

Brazili është goditur nga një tjetër lëndim me Alex Sandron që do të mungojë në sfidën ndaj Kamerunit për shkak të një problemi muskulor.

Selecao tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në 1/8 e finales së Kampionatit Botëror me gjashtë pikë nga dy ndeshje të zhvilluara.

Prandaj, edhe pse nuk e kanë të siguruar akoma vendin e parë në Grupin G, brazilianët nuk do të rrezikojnë asgjë dhe do të përpiqen ta kenë në dispozicion mbrojtësin e Juventusit për fazën tjetër.

Neymar dhe Danilo janë dy të lënduarit tjerë (Foto: Getty Images/AFP)

Sandro u detyrua ta lëshonte fushën kah fundi i takimit ndaj Zvicrës dhe të hënën iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore që treguan lëndim muskulor dhe këtë e ka konfirmuar mjeku i skuadrës, Rodrigo Lasmar.

“U tregua lëndim muskulor në ijën e majtë. Ai nuk do ta zhvillojë ndeshjen e ardhshme. Është duke u mjekuar që ta shërojmë sa më shpejt që është e mundur”, ka deklaruar doktori.

Neymar dhe Danilo janë dy mungesat tjera që pësuan lëndime në nyje që në sfidën e parë të Kampionatit Botëror. /Telegrafi/