Lajm i keq në Kombëtaren e Argjentinës para fillimit të Kampionatit Botëror Rusia 2018.
Në stërvitjen e ditës së sotme, argjentinasi ka pësuar një lëndim të rëndë duke u larguar me ambulancë.
Ka qenë faqja zyrtare e Kombëtares së Argjentinës në Twitter që ka njoftuar për lëndimin e lojtarit.
“Manuel Lanzini ka pësuar lëndim në stërvitjen e mëngjesit. Lojtari ka thyer ligamentin anësorë të gjurit të djathtë”, thuhet në njoftimin e Kombëtares argjentinase.
Mesfushori i West Ham ishte projektuar si titullar tek Kombëtarja e Argjentinës, ndërsa startoi edhe në ndeshjen e fundit të fituar 4-0 ndaj Haitit.
Përpos Lanzinit, Argjentina ka mbetur edhe pa portierin Sergio Romero që pësoi lëndim ditë më parë.
Mbetet të shihet se cili lojtar do të jetë zëvendësues i mesfushorit të West Hamit. /Telegrafi/