Site icon Telegrafi

Tjetër lëndim për Milot Rashicën, deri në fund të janarit jashtë fushave

Milot Rashica po kalon një sezon aspak të mirë te Werder Bremen, pasi ende nuk ka arritur të gjejë rrugën e golit.

Ylli i Kosovës po vuan edhe nga dëmtimet, pasi dje (e martë) në stërvitjen e paradites, ai u largua nga fusha pas një shqetësimi.

Sot klubi ka njoftuar se ai do të mbetet jashtë fushave të paktën deri në fund të janarit të vitit 2021.

Werder Bremen përmes një komunikate ka bërë të ditur se sulmuesi vushtrrias ka pësuar një lëndim në kofshë që do ta mbajë jashtë për pothuajse dy muaj.

Futbollisti nga Kosova kohëve të fundit ka munguar jo pak herë shkaku i lëndimeve.

Atij në fillim të sezonit iu dha pushim nga klubit, pasi transferimi i tij te Bayern Leverkusen kishte dështuar në ditën e fundit të afatit kalimtar. /Telegrafi/  

Exit mobile version